‘Shumica e vajzave, thjesht ngrohin karrigen’, e eliminuara nga ‘Love Story’ flet për takimet e Saimirit

Mediale Vip

‘Shumica e vajzave, thjesht ngrohin karrigen’, e eliminuara nga ‘Love Story’ flet për takimet e Saimirit

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Love Story

Klea, një nga vajzat e eliminuara të ‘Love Story’, ka komentuar takimet e javës, teksa ka dhënë opinionet e saj edhe për debatet mes vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Klea është shprehur se vajzat thanë disa fjalë që nuk duheshin thënë.

“M’u bë shumë qejfi që më në fund ndodhën pak debate dhe polemika. Vajzat tashmë nuk duhet të tregojnë vetëm atë anën e mirë të tyre, por duhte të tregojnë edhe atë anën e errët. Suela, Arjana dhe Enxhëlli janë afruar shumë me njëra-tjetrën dhe duket sikur i kanë harruar kamerat dhe po flasin për gjërat që ndodhën.

Ato folën atë që kishin menduar, disa fjalë pak më tepër, disa fjalë që nuk duheshin. Mendimet ishin të drejtpërdrejta, sepse ishin vajzat të parat që ishin sulur për to, por nuk i mbështes deri në fund, sepse jo çdo fjalë ishte e drejtë”,- ka thënë Klea.

Më tej, ajo foli edhe për takimet e Saimirit me Enxhëlin dhe Silvanën, duke e cilësuar këtë të fundit si një takim ku Saimiri ishte me laps e me letër.

“Takimi me Enxhëllin më pëlqeu shumë. Mendova sikur ajo do ikte vërtet dhe kisha rrëqethje mishi. Në momentin që Saimiri i dhuroi një buqetë me lule, është një bravo për të.

Sa i përket Silvanës, m’u duk sikur Saimiri ishte me laps e me letër dhe sikur e dinte se çfarë do ndodhte. Ia rrëmbeu puthjen, edhe pse nuk donte Silvana që t’ia jepte.

Albana bëri mirë që iku, sepse s’kishte çfarë të sillte më në program dhe bëri atë që kishte thënë. Saimiri vazhdon po i njëjti, bazohet tek karakteri, nuk dëshiron këto debatet. Pikas ato vajzat që janë më të heshtura”, ka deklaruar Klea.

Ndërkohë, për vajzat e reja, Klea tha se i duken pozitive në pamje të pare: “Nuk mund të flas dot nga karakteri, por nga paraqitja duken vajza të ëmbla, pozitive, me këmbë në tokë dhe jo si shumica e vajzave këtu që thjesht ngrohin karrigen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat