Kjo foto nga fëmijëria e Ledrit vërtetoi se Poem Blu është një kopje e reperit!

Mediale Vip

Kjo foto nga fëmijëria e Ledrit vërtetoi se Poem Blu është një kopje e reperit!

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 19:45
Ledri, Poem Blu

Tre ditë më parë, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha morën në duar bekimin e tyre të parë. Sara solli në jetë vogëlushen që kaq shumë e kishin pritur, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

Dyshja nuk na e kurseu në rrjete sociale portretin e të voglës, që u kthye menjëherë në bebushin më të komentuar në Shqipëri e Kosovë.

Poem Blu duket të ketë një domethënie të madhe për Ledrin dhe Sarën, të cilët pagëzuan frytin e dashurisë së tyre të madhe.

Siç të gjithë e dimë, poema është një tekst poetik me elemente lirike dhe epike, ndaj nga Ledri si reper, nuk prisnim sugjerim tjetër veç këtij emri kaq domethënës për të. Gjithashtu, Poem ka kuptimin e një guri të çmuar, siç është e vogla për ta.

Blu ka shpesh domethënien ‘dhuratë nga zoti’. Poem Blu ishte kombinimi më i mirë i dy fjalëve domethënëse, për emrin e të voglës që sapo ka ardhur në jetë.

Ndonëse është shumë e vogël, duket se fansat e kanë gjetur që tani se me kë ngjan më shumë Poem. Ka qenë një foto e reperit kur ai ishte i vogël që ka nxjerrë në pah ngjashmërinë e tij me të bijën.

Nuk dihet se sa vjeç ka qenë Ledri në këtë foto, por që e vogla s’i ka lënë gjë, kjo shihet qartazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat