Tayna publikon këngën e re “Johnny”, vjen me skena ‘të nxehta’ në klip

Mediale Vip

Tayna publikon këngën e re “Johnny”, vjen me skena ‘të nxehta’ në klip

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 20:53
Pamje nga video

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, reperja Tayna publikoi për fansat këngën e saj më të re në mbrëmjen e së enjtes.

“Johnny” titullohet kënga e saj e re, e cila e zhanrit hip-hop dhe RnB.

Muzika është realizuar nga Cricket, gjersa për tekstin është kujdesur vet Tayna.

Image

Klipi është xhiruar në Prishtinë nga produksioni Sekuencë.

Pjesë e klipit është edhe futbollisti Granit Cana, në të cilin reperja shfaqet në skena mjaft ‘të nxehta’.

Tayna vazhdon të jetë shumë aktive me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga ndjekësit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat