Meriton Mjekiqi flet pas konfliktit të bujshëm me Noizy-n

Mediale Vip

Meriton Mjekiqi flet pas konfliktit të bujshëm me Noizy-n

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 13:36
Meriton Mjekiqi, Noizy

Para disa javësh Noizy dhe reperi i ri Big Kik u përfshin në një debat publik, pasi ky i fundit u shpreh gjatë një freestyle në “Gjoni Black Entertainment” se Noizy e kishte hequr pa asnjë arsye nga grupi “OTR”. Përgjigja e Noizy-t nuk vonoi dhe në këtë përplasje virtuale ai përfshiu edhe moderatorin e emisionit , Meriton Mjekiqin.

“A ka emision që nuk përmendet Piktura madhe? Noizy’s show. Kush mund ta bëj një përmbledhje sa here është përmendur  emri im në atë emision? Bashkë me sa herë është fol ose janë gjujt kunja kundra meje? Ma shumë herë sa ka pas të ftum besoj. Më fal qe s’ta kam pranu ftesën m’ke shkrujt nja 10 her. Po sja vlen.

Po nuk u permend Noizy s’ka lajm..ai emision është bo për mu nëse nuk e keni vënë re  Noizy,Noizy,Noizy,Noizy.  E di qe ju dhemb suksesi im por ky ka qenë plan i zotit jo i imi dhe krejt estrada të bëhet bashkë s’mund ta ndryshojë këtë. I’m unstoppable”, shkroi Noziy.

Më pas reperi publikoi një foto të nga studioja e emisionit, ku dallohej se e kishte modifikuar emrin e tij nga “Gjoni Black Entertainment” në “Noziy Black Entertainment”. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Meriton Mjekiqit.

“Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”, shkroi ai në një postim. Më pas publikoi foton e një ilaçi “Oki” dhe shkroi “Kalon” shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.

Ndërkohë i ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Meritoni ka folur sërish në lidhje me këtë çështje. Si fillim ai nuk deshi të komentonte, por më pas tha se Noizy u prek nga një e vërtetë që i tha Big Kik dhe me këtë rast deshi të fitonte vëmendje.

“Unë nuk kam pasur kurrë asnjë problem me label, me grupe, menaxhera. Kur të tjerët kanë problem me veten dhe mundohen të gjejnë rastin të ngrihen akoma më shumë duke kërkuar vëmendje dhe duke mos e pranuar realitetin që të tjerët thonë për ty, atëherë nuk është reale. Jemi njerëz gabojmë dhe kur dikush thotë realitetin si puna e Big Kik që tha për Noizy-n dhe që është prekur dhe që ka nxjerr një postim me ‘Noizy Black’ a çfarë ka bërë se nuk e di. Se të them të drejtën nuk merrem se kam shumë punë, kam shumë plane të tjera për ta ngritur emisionin në një nivel tjetër”, tha Meritoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat