Pas publikimit të këngës së re “Johnny”, Noizy thumbon Taynën në rrjete sociale

Mediale Vip

Pas publikimit të këngës së re “Johnny”, Noizy thumbon Taynën në rrjete sociale

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Noizy dhe Tayna

Noizy duket se ka diçka për të shtuar në lidhje me këngën e re të Taynës.

Ende nuk u bënë 24 orë që nga lansimi i projektit të ri muzikor nga Tayna por duket se dikush ka diçka për të thënë.

“Johnny”, titullohet kënga e re e Taynës me tekst nga vet ajo, teksa flet për një lidhje të dështuar që ajo nuk e do më.

Ndonëse kohë më parë dolën thashethemet se Tayna ishte ajo që ka kërkuar të bashkojë forcat me reperin nga Shqipëria, por kjo gjë nuk ndodhi kurrë.

Reperi i njohur nga Shqipëria Noizy duket se ka thumbuar Taynën me anë të një Instastory të cilën e ka publikuar vetë ai.

Ai ka publikuar një sekuence nga kënga e tij ku thotë “She got the Johnny”, ku do të thotë ajo mori Johnny-n, teksa e ka shoqëruar klipin e shkurtër me një figurë.

Image
Image

Nuk dihet ende se përse bëri këtë veprim Noizy apo është vetëm një rastësi por mbetet të zbulohet në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat