Genci tregon pse e veçon këngën e re: Kam bërë këngë edhe me 50 milionë klikime, por…

Mediale Vip

Genci tregon pse e veçon këngën e re: Kam bërë këngë edhe me 50 milionë klikime, por…

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:09
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj dy ditë më parë publikoi këngën e re me titull “Apokalipsa”, e cila është pjesë e albumit të tij të ri.

Për këtë këngë, artisti ka pranuar shumë komente pozitive, sidomos për tekstin dhe mesazhin që e përcjell projekti.

Andaj, me anë të një statusi, këngëtari tha se kjo këngë i ka dhënë më shumë kënaqësi sesa çdo projekt tjetër.

Ai ndër të tjera përmend faktin se ka bërë këngë edhe për 50 milionë klikime, por është i lumtur që publiku e ka vlerësuar tekstin dhe mesazhin e këngës.

“Une kam bere kenge edhe me 50 milione klikime, me 25 milione e 20, por kenaqesine qe ma ka dhene kjo kenge me shume me pak klikime nuk ma ka dhene asnje deri sot. Njerezit kane vleresuar tekstin, permbajten, mesazhin dhe kjo ka me shume rendesi se te gjitha tjerat. Ju qe nuk e keni degjuar ende mos e humbisni. Versionin e plote te kesaj kenge “Apokalipsa” e keni ne Youtube”, shkruan Genci.

 

Ndryshe, artisti para pak ditësh ka njoftuar  se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat