Cilët janë? Juria shpall dy fituesit e sezonit të parë në ‘KinoStar’

Mediale Vip

Cilët janë? Juria shpall dy fituesit e sezonit të parë në ‘KinoStar’

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
‘KinoStar’

Me anë të “KinoStar”, emisioni “E Diell”, ka menduar të “sjellë Hollywood-in” në shtëpitë tuaja.

Këtë puntatë, juria ka përzgjedhur dy fitues që kanë aktruar më mirë gjatë këtyre javëve që nga fillimi i KinoStar dhe deri në fund të këtij sezoni të parë.

Juria e cila ishte e përbërë nga Juri, Dionis, Genci, Rozi dhe Herion ka përzgjedhur dy fituesit e këtij sezoni të parë të ‘KinoStar’ ku aktori më i mirë u zgjodh Enea dhe aktorja më e mirë u zgjodh Evi.

Juri tha se do i mungojë kjo eksperiencë e bukur, ku i dhanë një frymë të re tek filmat e vjetër duke kuptuar edhe dimensionin se ku ndodhen.

“Do më mungojë kjo eksperiencë e bukur dhe të përballesh me këtë frymë të re do më mungojë kjo gje. Them që në thelb është baza dhe risia, po ashtu edhe rrëmbimet e moshës së tyre. Ne i dhamë një frymë të re një këndvështrim të ri tek filmat e vjetër dhe kjo na ka bërë të kuptojmë dimensionin ku ndodhemi”, tha Juri.

Dionis tha se Kinostar’ do të vazhdojë mexhirimet e perfomancave edhe pas mbylljes së sezonit të parë.

“KinoStari do vazhdojë me xhirimet e performancave”, tha Dionis.

Herion tha se ishte shumë i lumtur për frymëzimin që kanë përcjellur tek çdo person shqiptar që dëshirojnë të ndjekin ëndërrën e aktrimit.

“Më vjen shumë mirë që arritët deri këtu ku keni dhuruar një frymëzim për çdo person shqiptar që dëshirojnë të vazhdojnë ëndërrën e aktirimit. Ne këtu pamë lojë në teatër dhe filmike, ku interpretuan live dhe secili shfaqi talentin e tij”, tha Herion.

Genci tha se ajo që jemi munduar që të krtijojmë diçka tek kinemaja shqiptare, kjo industri ka vazhduar në shqipëri me filmat e shkurtër, zëri është një pëshpërimë dhe puna është që të mos gënjejmë veten, por ka elelmentë shumë të veçantë.

“Faktikisht ajo që jemi munduar që të krtijojmë diçka tek kinemaja shqiptare, kjo industri ka vazhduar në shqipëri me filmat e shkurtër, zëri është një pëshpërimë, puna është që të mos gënjejmë veten por ka elementë shumë të veçantë. Ne kemi një nga buxhetet më të ulëta në botë për kinematografinë shqiptare”, tha Genci.

Juria shpalli dhe dy fitues aktorin mashkull më të mirë dhe aktoren femër më të mirë në këtë rrugëtim.

Nga aktorët më të mirë meshkuj Rozi zgjodhi Enean.

“Dua ti falenderoj për seriozitetin dhe për maksimumin e tyre për të ardhur deri këtu këtu dhe do marrë Enea”, tha Rozi.

Enea tha se ishte mundësia dhe ëndërra e tij më e madhe që ky emison i kishte dhuruar.

“Na dha një mundësi që unë e ëndërroja, ishte një mundësi fantastike ku shumë veta erdhën dhe e provuan, është një punë e madhe që nuk e kishim mundësinë”, tha Enea.

Nga aktoret më të mira femra Genci zgjodhi Evin, i cili tha se Evi ishte shumë korrekte, e cila i ka të gjitha elementet dhe se është një aktore e paparashikueshme.

“Atë që e kam paragjykuar më shumë që të mbajë kurora me gjemba këtë rradhë po e lej paralelizmin, nuk ishte e thjeshtë dhe kemi Inën, ku kishte momente që na ka emocionuar, kemi Katerinën që na ka bërë me zemër dhe jepte shpërthimin e një aktoreje të vërtetë. Olimpia që ka shkëlqimin e një stari por nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë gjë, nga ana tjetër kemi Nadian në momentin e fundit pati shpërfytyrimin e saj me kamerat dhe thashë bota paska shpresë dhe Evi që them të drejtën ishte shumë korrekte dhe kjo i paska elementet dhe aktore e paparashikueshme, korrektësia është vdekja e artistit. Aktorja më e mirë është Evi”, tha Genci

Evi tha se nuk e priste aspak këtë fitore.

“ Nuk e di se nuk e prisja se jemi të gjithë shumë të mirë dhe nuk e dija që do kishte një kupë për femrën dhe mashkullin më të mirë. Faleminderit”, tha Evi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat