Ronela Hajati bën paralajmërimin e albumit të parë në karrierë, tregon se lansohet në vitin 2021

Mediale Vip

Ronela Hajati bën paralajmërimin e albumit të parë në karrierë, tregon se lansohet në vitin 2021

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Ronela Hajati

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati, gjatë këtij viti ka qenë më pasive në muzikë.

“Gënjeshtër & Pare” ka qenë projekti i vetëm i artistes së njohur, i publikuar në fund të shkurtit.

Ajo ditë më parë deklaroi arysen e tërheqjes gjatë këtij viti, duke theksuar se pandemia ka qenë shkaku kryesor.

Bukuroshja shqiptare së fundmi u ka dhënë disa sqarime fansave, ndërsa tregon se në 2021 pritet të sjell albumin e parë në karrierë.

“Po, unë jam duke bërë një album. Është i pari pas kaq shumë vitesh në skenë. 2021 shpresoj të na rikthejë ç’na ka marrë! Shëndetin, dashurinë dhe punën. Kam material që i dua shumë dhe mezi po pres t’i dëgjoni. Çdo këngë do jetë ndryshe dhe secila do përfaqësojë një gjendje shpirtërore nga ato që kalojmë çdo ditë e deri tek sekretet më të thella të zemrës”.

“Albumi do jetë visual ndaj me shpresë të gjitha këngët do jenë me video. Duhet thjesht të prisni dhe pak kohë derisa të gjitha gjërat ti finalizoj si duhen. Në mars është dëshira ime e madhe që të lansoj këngën e parë. Kam shumë surpriza këtë vit dhe është një premtim”, ka thënë mes tjerash ajo.

“Gënjeshtar x Pare” deri më tani ka mbledhur afro pesë milionë klikime në YouTube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat