Roza Lati: Po ndërtoj katin e tretë me gurët që më kanë hedhur

Mediale Vip

Roza Lati: Po ndërtoj katin e tretë me gurët që më kanë hedhur

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 22:05
Roza Lati

“Është shumë e thjeshtë kur rruga është  e shtruar mund të veshësh një palë taka dhe të bësh rrugën qetë-qetë, por nuk do ketë të njëjtin emocion kur ti prek edhe ato gurët pas shpine apo dhe kur të thyhet taka nga ndonjë gropë që është aty“.

Ky  ishte një ndër mesazhet më domethënës që bukuroshja Xhensila Pere dha mbrëmjen e sotme në emisionin WHY Not në Rtv Ora.

Si ajo ashtu dhe moderatorja Roza Lati treguan se për të arritur këtu ku janë sot kanë preferuar t’ja dalin  mbanë me forcat e tyre duke kaluar çdo vështirësi dhe gur që të tjerët i kanë hedhur para për ti ndaluar.

Ashtu si dhe shprehja e famshme thotë që “Me gurët që hedhin ndërto kështjella” Roza Lati tregon se është në katin e tretë të kështjellës duke lënë të kuptohet se pavarësisht gjithçkaje ajo vazhdon të jetë e fokusuar te puna e saj dhe të arrijë qëllimet që i ka vendosur vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat