‘U tmerruan vjehrri me vjehrrën’, Ermali tregon ngjarjen e sikletshme me babanë e tij në shtëpinë e Amit

Mediale Vip

‘U tmerruan vjehrri me vjehrrën’, Ermali tregon ngjarjen e sikletshme me babanë e tij në shtëpinë e Amit

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 07:33
Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në rubrikën “N’Fermë” dhe ka rrëfyer një moment të sikletshëm gjatë fejesës së tij me Amarda Toskën.

Ermali rrëfeu eksperiencën e sikletshme me babain e tij kur kanë shkuar tek shtëpia e Amit për ti kërkuar dorën, eksperiencën e tij si Dj ku ka martuar dy herë të njëjtin dhëndër dhe keqkuptimin e paketës së tij me vlerë 40 mijë euro.

 “Kur shkuam tek shtëpia e Amit, para se të futeshim i them babit përpiqu mos të bësh shumë humor se ishte takimi i dytë dhe mos të lëmë nam. Dhe sa erdhi momenti ku po rrinim dhe po bënim muhabet, kur Ami kishte marrë shamampanjën edhe sa po hapte shampanjën vetëm kur i thotë babi im: ‘Mos e hap atë shampanjë’.

Mos thashë unë mu prish fejesa dhe u tmerruan vjehrri me vjehrrën. Dhe tha pastaj: ‘Po unë nuk po shoh gotat’”, tregoi Ermali duke qeshur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat