Genc Prelvukaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Është vepër e dënueshme

Mediale Vip

Genc Prelvukaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Është vepër e dënueshme

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 10:52
Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj ka diçka për të thënë lidhur me sulmin ndaj Valon Sylës.

Gjatët ditës së djeshme, gazetari dhe analisti Valon Syla është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton, në Prishtinë.

Sulmi ndaj tij dyshohet se erdhi pas një postimi që e kishte bërë në rrjete sociale, në lidhje me mërgimtarët.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në publik, ku dënohen ashpër sulme të tilla.

Së fundi, edhe këngëtari Genc Prelvukaj ka reaguar me anë të një postimi të gjatë, në të cilin flet për diasporën dhe veprimet e tilla.

Ai thotë se sulme të tilla siç ishte ai ndaj Valon Sylës nuk duhet të tolerohen, kurse personi që e sulmoi atë nuk përfaqëson shqiptarët jashtë.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I GENCIT, PA NDËRHYRJE:

“Diaspora eshte heterogjene. Ka mbishtresim dhe mentalitet te shumellojshem. Pjesa me e madhe e tyre jane njerez te edukuar, te integruar ne shoqerine e vendeve ku jetojne. Ka mjeke, inxhiniere, studiues, avokate, ekonomiste dhe te tjere. Pjese e diaspores jane edhe Fadil Berisha, Rita Ora e Dua Lipa, eshte edhe Ismail Kadare, Lorik Cana e Merita Halili. Ka edhe shume te tjere qe flasin shume ne veprat e tyre.

Diaspora eshte ajo e luftes, e organizimit te rezistences, eshte e Atlantikut, Koshares e Pashtrikut. Eshte e fondeve per sherimin e femijeve, e humanizmit, e donacioneve per te varferit, e zemres se gjere.

Megjithate sikurse tek ne brenda vendit qe ka njerez qe sju punon truri per mbare, edhe atje normalisht qe duhet te kete. Kjo qe ka ndodhur sot nuk eshte diaspora, eshte vetem nje njeri qe rastis te jetoje jashte qe nuk perfaqeson shqiptaret atje.

Sulmi ndaj Valon Syles eshte veper e denueshme, e rende dhe shume e gabuar. Ne asnje menyre nuk duhet te tolerohen veprime te tilla. Eshte reaksion i njerezve te lige qe nen erresire edukative kujtojne qe mund ta marrin ligjin ne duar te veta.

Megjithate eshte e gabuar poashtu qe ky faj individual te kthehet ne fajesi kolektive. Nje rast i tille duhet te trajtohet seriozisht por nuk duhet te kthehet ne shkas per te njollosur bashkesine e shqiptareve ne emigrim”.

 

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat