Hailey thotë se kjo ishte hera e parë kur e kuptoi se është dashuruar në Justinin

Mediale Vip

Hailey thotë se kjo ishte hera e parë kur e kuptoi se është dashuruar në Justinin

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Hailey dhe Justin Bieber

Hailey Bieber ka treguar se kur e kuptoi për herë të parë se është dashuruar në këngëtarin.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të dashura të shoubizit.

Dyshja tregojnë kohë pas kohe se kalojnë çastet më të bukura së bashku, ndërsa shkruajnë edhe dedikime romantike.

Së fundi, Hailey i është përgjigjur pyetjeve të fansave, e një prej tyre i shkruan “Kur është hera e parë që e kuptove se je dashuruar në JB?”.

Ndërsa, modelja është përgjigjur përmes një fotografie, ku shihen çifti të përqafuar dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kjo fotografi duhet të jetë shkrepur në fillimet e para të lidhjes së tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat