Kim Kardashian gati t’u dhurojë 500 mijë dollarë fansave të saj për fundvit

Mediale Vip

Kim Kardashian gati t’u dhurojë 500 mijë dollarë fansave të saj për fundvit

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:10
Kim Karadashian

Kim Kadashian ka vendosur t’u dhurojë nga 500 dollarë 1000 fansave të saj.

Ajo është shprehur se 2020-ta nuk ka qenë e lehtë për askënd, ndaj ka menduar që t’u vijë në ndihmë disa njerëzve në këtë mënyrë. Kim thotë se disa persona nuk kanë mundësi të paguajnë qiratë, të ushqehen apo të blejnë dhurata për fëmijët këtë fundvit dhe për këtë arsye ajo ka dëshirë që t’u ofrojë ndihmën e saj këtyre njerëzve.

“Hej njerëz! 2020 ka qenë vit i vështirë dhe shumë janë të shqetësuar për pagimin e qirasë ose vendosjen e ushqimit në tryezën e tyre, apo për vendosjen e një dhuratë poshtë pemës për fëmijët. Unë dua të përhap dashurinë duke dërguar 500 $ tek 1000 njerëz”, ka njoftuar Kim përmes një postimi në rrjete sociale.

Image

Menjëherë pas këtij postimi, disa fansa të saj reaguan shumë mirë duke treguar se sa të lumtur janë ata për këtë inciativë të Kimit, duke u shprehur poashtu se kjo është vërtetë një ndihmë e madhe për ta.

“Kjo do të ishte një bekim i vërtetë, sepse unë jam shtatzënë me fëmijën tim të parë”, i ka komentuar dikush Kim Kardashianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat