Shqipe Hysenaj rrëfen historinë e jetës: Babi më ndiqte fshehurazi me taxi

Mediale Vip

Shqipe Hysenaj rrëfen historinë e jetës: Babi më ndiqte fshehurazi me taxi

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 17:30
Shqipe Hysenaj

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku ndau për herë të parë historinë e saj të jetës.

Ajo pohoi se që e vogël ka vuajtur nga vëmendja e tepërt, pasi gjithë familjarët dhe të afërmit e kanë monitoruar gjatë gjithë kohës.

Thënë këtë, Hysenaj kujtoi një moment nga gjimnazi, kur i ati e ndiqte fshehurazi me taksi.

“Vëmendja e tepërt ndonjëherë të pengon të bësh gjëra ose të jesh e lirshme. ‘Shqipe kujdes këtu, mos lejo njeri të të afrohet. Shqipe mos lejo njeri të të puth’, më thoshte mami. Kam shpërthyer kur kam qenë në gjimnaz. Kur kam qenë në gjimnaz, babi më ndiqte me taksi, pa e ditur unë kuptohet”, tregoi ajo.

Më tej, Shqipja i kërkoi falje publikut nëse i ka zhgënjyer, duke sqaruar se në jetën e përditshme është një person shumë i butë dhe aspak mendjemadhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat