Fillimi i vitit 2021 jo edhe i mirë për Rita Orën

Mediale Vip

Fillimi i vitit 2021 jo edhe i mirë për Rita Orën

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Rita Orën

Rita nuk do festoj festat me familjen.

Pas lajmeve se një virus i ri ka kapluar SHBA-të, u ndalua qarkullimi deri pas festave të fundvitit.

Këngëtarja, Rita Ora është duke qëndruar në Bullgari dhe tani i është pamundësuar kthimi i saj në SHBA pasi që shteti bullgar ka ndërprerë të gjitha fluturimet.

Image

Artistja e njohur ka shkuar në Bullgari për të xhiruar një videoklip pas kërkim faljes publike për organizimin e një ahengu për ditëlindjen e 30-të e cila kishte thyer rregullat për mbajtjen e distancës për mbrojtje ndaj Covid-19.

Sidoqoftë, Rita nuk do të ketë mundësi të i festoi Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj. Që nga e hëna me 21 dhjetor, Qeveria Bullgare pezulloi të gjitha fluturimet direkte  në SHBA deri me  31 janar 2021 megjithëse ka përjashtime, çdo kush që arrin me leje në vendin Evropian duhet të vetë-izolohet për 10 ditë.

Rikujtojmë se, Rita pagoi gjobën e rëndë prej 10 mijë paund për shkeljen e këtyre protokolleve pas raportimeve në polici ku u hetu restoranti. Ajo më pas u detyrua të kërkojë një tjetër falje për shkeljen e rregullave të rrepta të koronavirusit, në mes të sikletit të fundit.

‘Kohët e fundit kam fluturuar për në Egjipt për të performuar në një ngjarje korporative për një kompani private ata që ishin me mua ndoqën protokollin dhe bën testet të cilat të gjitha dolën negative’.

Tutje ajo shtoi: ‘Pas kthimit tim në Britani, duhet të kisha ndjekur këshillat e Qeverisë dhe të izolohesha për periudhën e kërkuar. Siç e dini, unë nuk i ndoqa këshillat e Qeverisë dhe unë kërkova falje, pa rezerva’.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat