Çfarë po ndodh mes Arilena Arës dhe “Festivalit të RTSH-së”?

Mediale Vip

Çfarë po ndodh mes Arilena Arës dhe “Festivalit të RTSH-së”?

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 23:28
Arilena Ara

Pavarësisht kushteve të pandemisë, dy netë më parë nisi edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës, ku njëzet e pesë krijime nga autorë dhe interpretues grarojnë për të lënë gjurmën e tyre në fondin e muzikës shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt Roterdamit në edicionin e ardhshëm të Festivalit Europian.

Këtë vit skena është vendosur në një mjedis të hapur, për t’ju përshtatur rregullave të Covid-19. Nata e dytë, sonte do t’i prezantojë këngët në një formë tjetër, akustike, për të mbërritur në finalen e mbrëmjes së 23 dhjetorit. Moderimi këtë vit i është besuar Jonida Vokshit dhe Blendi Salajt.

26 artistë janë përzgjedhur për të konkurruar këtë vit në Festivalin e 59-të të Këngës. Pasi janë dëgjuar të gjitha produksionet e mbërritura, juria e përbërë nga Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent  Bushpepa, kanë vendosur cilat këngë do të konkurrojnë këtë vit.

Arilena Ara ishte fituesja e Festivalit vitin e kaluar, e cila për shkak të pandemisë nuk mundi të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

Pritej që këtë vit, këngëtarja fituese të hapte të paktën natën e tretë të festivalit dhe të dorëzonte çmimin e parë, mirëpo burime për “News31” kanë treguar se Festivali nuk i ka bërë asnjë ftesë Arilenës.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur mes tyre ndërkohë që nuk kemi ende asnjë reagim nga Arilena, e cila ka vendosur të qëndrojë pasive në rrjete sociale lidhur me këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat