Emrat e mëdhenj të modës i japin lamtumirën modeles Stella Tennant

Mediale Vip

Emrat e mëdhenj të modës i japin lamtumirën modeles Stella Tennant

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:27
Stella Tennant

Emra të mëdhenj të modës, përfshirë Stella McCartney dhe Victoria Beckham, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për modelisten Stella Tennant, që ka vdekur në moshën 50-vjeçare.

Koleget e saj, Naomi Campbell dhe Cindy Crawford, kanë shprehur ngushëllimet e tyre gjithashtu. Familja e ikonës skoceze të “Catwalk” ka konfirmuar se ajo ka vdekur të mërkurën dhe policia ka thënë se nuk ka kurrfarë rrethana të dyshimta. “E dashura ime Stella, të dua dhe më mungon shumë, tepër shumë”, ka shkruar McCartney në Instagram.

“Me çfarë lajmi të tmerrshëm dhe të zymtë po e përfundojmë këtë vit të çuditshëm! Zemra ime është me familjen tënde të bukur, që me siguri po ndien një dhimbje të pamerituar. Jam pa fjalë”.

“U prehsh në paqe, ti grua frymëzuese”, ka shtuar ajo. “Shpirti dhe bukuria jote e brendshme e kanë krijuar përsosmërinë e jashtme, Stella. Qofsh lart mbi ne në kalin më të përkryer, përgjithmonë në paqe”.

Campbelli e ka përshkruar Tennantin ai “njeri klasik në të gjitha mënyrat. Modeste, e besueshme, e baraspeshuar, praktike, bukuri e rrallë brenda e jashtë”.

Beckhami, sikurse McCartney, ka postuar një fotografi të yllit të modës nga vitet ’90, krahas edhe disa kujtimeve me të.

“Ka qenë një talente e mrekullueshme dhe person që e kam adhuruar shumë dhe e kam respektuar”, ka shkruar ish-pjesëtarja e grupit “Spice Girl”, që tani është disenjatore.

“Thjesht kam dashur çdo gjë rreth saj. Mendimet e mia janë me familjen e saj”, ka shtuar ajo.

Tennanti ishte një nga modelet më të famshme britanike gjatë 30 vjetëve të kaluar, së bashku me Campbell dhe Kate Moss, dhe më vonë punoi në disa fushata për ta zvogëluar ndikimin e modës në mjedis.

Aktorja dhe modelistja amerikane, Cindy Crawford, ka shtuar se ajo i ka adhuruar guximin dhe stilin e saj”.

Të mërkurën, disenjatorët e “Versace” – një nga kompanitë e mëdha për të cilët ka modeluar Tennant – ishin në mesin e njerëzve të parë që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për modelisten.

Disenjatorja, Donatella Versace, shprehu vetë ngushëllimet, duke thënë se do ta kujtojë gjithmonë çdo çast që e kanë kaluar bashkë.

“Stella, nuk mund të besoj se shkove. Na ke lënë shumë herët”, ka shkruar ajo në italisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat