Lako: Festivali në RTSH është prishur kohët e fundit, abuzim edhe me Eurosong-un

Mediale Vip

Lako: Festivali në RTSH është prishur kohët e fundit, abuzim edhe me Eurosong-un

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 06:31
Bojken Lako

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kantautori Bojken Lako u shpreh se këto vite është abuzuar edhe kush do të shkojë në Eurosong, është prishur pak ajo pesha e festivalit në RTSH.

Lako: Festivali në RTSH duhet të ruhet. Kur u punua nga disa profesionistë të mirë për ta ngritur në nivel performancës, pashë që ishte një aktivitet shumë i mirë. Po këto vite kam parë në format e konceptit të një individi dhe nuk ka një shtyllë që e mban.

Këto vite është abuzuar edhe kush do të shkojë në Eurosong, është prishur pak ajo pesha e festivalit. Kjo ka ngelur si ajo “hajt shkojmë jashtë”, por ne kemi shkuar jashtë, s’ka më viza.

Eurosong është një pjesë në CV ose mund të lidhësh një kontratë, por është një aktivitet kompetitiv. Kjo i ka marrë vlerën se jepet vetëm një çmim, kur duhet të ketë disa çmime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat