Mbrëmjen e djeshme Luana dhe Marina e çuan në një nivel tjetër “luftën” e tyre të përhershme dhe na shkrinë gazit!

Mediale Vip

Mbrëmjen e djeshme Luana dhe Marina e çuan në një nivel tjetër “luftën” e tyre të përhershme dhe na shkrinë gazit!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 12:15
Marina, Luana

Luana dhe Marina prej dy sezonesh janë vendosur kokë më kokë me programet e tyre që transmetohen në të njëjtën ditë, të shtunën, dhe në të njëjtën orë, 21:00.

Prej kësaj, është luajtur shpesh në mediat sociale rreth “rivalitetit” të tyre për shkak të përplasjes televizive. Por, jo. Në fakt të dyja na kanë treguar se e mbështesin njëra-tjetrën dhe madje e presin së bashku transmetimin e emisioneve.

Ka diçka tjetër për të cilën dy motrat janë në konkurrencë të vazhdueshme dhe është pikërisht mamaja e tyre.

Shpeshherë ato kanë publikuar video gazmore me nënën e tyre e cila nuk e fsheh kurrë dobësinë ndaj Luanës dhe Marina është gjithnjë në kërkim të vëmendjes së saj.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme kur ato janë bërë së bashku për të festuar. Të treja publikuan një super kartolinë Krishtlindjesh, por më pas vëmendjen e morën komentet e dy motrave.

Në profilin e Luanës gjen dy komente nga adresa e nënës së saj. Një ku shkruhet “Ty të du ma shumë” dhe një tjetër “Jo moj ma du Marinën më shumë në botë, shyqyr që e kam”.

Dukshëm profili i mamasë së Vjollcave është hakëruar dhe duhet ta dini se nga kush.

Sakaq, Luana ka postuar edhe një video shumë gazmore në Instastory, ku sërish të dyja “janë në luftë” për vëmendje.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat