Dhurata e Fjoralbës për ndjekësit s’mund të ishte më e bukur se kaq!

Mediale Vip

Dhurata e Fjoralbës për ndjekësit s’mund të ishte më e bukur se kaq!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Fjoralba Ponari

Fjoralba Ponari na tregoi pak javë më parë se do vijë me një program të ri, që ka në qendër fëmijët dhe realizimin e dëshirave të tyre.

“Më thuaj një dëshirë” titullohet emisioni i cili, me sa kuptuam nga videoja e publikuar prej Fjoralbës në rrjetet sociale, do dhurojë shumë emocione të forta. Padyshim, pjesë e tij do jenë edhe të rriturit që do surprizohen gjithashtu.

Moderatorja pas publikimit të promos ka zbuluar disa detaje të veçanta për emisionin. Ajo ka treguar se transmetimi i tij do të nisë në janar 2021 dhe na ka siguruar se të gjithë do të derdhim lot nga emocionet. Fjoralba është shprehur se dhe vetë e ka përjetuar shumë këtë emision gjatë xhirimeve dhe se ka kuptuar disa të vërteta të hidhura.

Më në fund, Fjoralba ka zbuluar edhe datën e fillimit të emisionit dhe është më afër nga sa na tha në fillimi. Nëpërmjet një spoti të shpërndarë në rrjetet sociale ajo ka treguar se emisioni fillon të shtunën e 2 janarit, e do na shoqërojë çdo fundjavë për të na dhuruar pafund emocione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat