Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl urojnë Krishtlindjet me një portret të bukur familjar

Mediale Vip

Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl urojnë Krishtlindjet me një portret të bukur familjar

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 18:47
Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, bashkë me burrin e saj, hokeistin çek, Jakub Kindl, u kanë uruar ndjekësve të tyre festën e Krishtlindheve.

Çifti kanë pozuar në një portret të bukur familjar së bashku, pranë pemës së Vitit të Ri dhe dhuratave të shumta në shtëpinë e tyre për fundvit.

Teksa pozojnë të buzëqeshur, vërehet qartë barku i rrumbullakosur i Dreshajt, e cila tash e sa muaj është në pritje të ëmbël.

“Urime Krishtlindjet”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e këtij portreti të bukur familjar, ndërsa kanë pranuar urime të ndërsjella nga ndjekësit e shumtë në hapësirën për komente.

Çifti i njohur përndryshe pritet që në 2021 të bëhen prindër të një djali.

Afërdita Dreshaj ka tash e sa kohë që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me bashkëshortin e saj, dhe ka lënë anash angazhimin e saj në muzikë apo modeling. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat