Ledri Vula publikon këngën e re “Sot sot sot”

Mediale Vip

Ledri Vula publikon këngën e re “Sot sot sot”

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 21:32
Ledri Vula

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re.

“Sot sot sot” mban titullin projekti i tij i ri muzikor, që ishte paralajmëruar nga reperi prej ditësh.

Muzika është realizuar nga PeppaBeatz, gjersa teksti është shkruar nga vet Ledri.

Klipi i këngës vjen me disa skena mjaft provokuese, në njërën prej së cilës reperi shfaqet me një vajzë në bikini, në një dhomë gjumi.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur Supercut Studio.

Ledri përndryshe ka pak kohë që është bërë baba për herë të parë, pasi partnerja e tij, Sara, solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat