Adelina Tahiri është gati të zgjerojë familjen e saj!

Mediale Vip

Adelina Tahiri është gati të zgjerojë familjen e saj!

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:24
Adelina Tahiri, Serjoza Markov

Para 2 vitesh Adelina Tahiri kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Më pas ajo u bë nënë edhe e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Jon.

Adelina dhe Serjoza kanë 7 vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe pavarësisht paragjykimeve të shumta që kanë marrë nga ndjekësit për lidhjen nuk janë distancuar për asnjë moment nga njëri-tjetri. Madje çifti po mendojnë që të shtojnë familjen e tyre, sepse sipas Adelinës, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.

“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, tha Adelina në një intervistë për Prive.

Këngëtarja ka shtuar se dashuria me bashkëshortin e saj duket sikur ka lindur për së dyti dhe se në shtator të vitit të ardhshëm bëjnë 7 vite bashkë.

“Me burrin kam raporte shumë të mira. Mbi të gjitha unë e dua shumë, ndihem shumë e dashuruar, ndihem e dashur nga ana e tij dhe ndihem njeri me rëndësi në jetën e tij. Ne mund të kuptohemi për çdo gjë. Edhe problemet më të vogla që kam është ai që mi zgjidh dhe më thotë: ‘Adelina pse mërzitesh, a më ke mua?’. Dhe unë i jam shumë falenderuese që e kam dhe uroj që çdo femër në jetë të ketë jo 100% se i bëhet shumë, por 30% si Serjoza dhe do të jetë femra më e lumtur në botë”, u shpreh këngëtarja.

Image
Insta

Ajo tregoi se nuk bëri dasmë me Serjozan, sepse nuk dëshironte të prekte nënën e saj, me të cilën ka një lidhje shumë të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat