Dua Lipa kalon Krishtlindjen ndan foton me të bukur me kunatat e vjehrrën

Mediale Vip

Dua Lipa kalon Krishtlindjen ndan foton me të bukur me kunatat e vjehrrën

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Dua Lipa, Anwar Hadid, Bella Hadid

Këtë vit Dua Lipa vendosi ta kalonte Krishtlindjen jo me familjen e saj, por me atë të partnerit, Anwar Hadid. E gjithë familja Hadid u bashkua për të festuar në shtëpinë e Mohamed Hadid, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe Zayn. Si fillim të gjithë menduam se Dua do festonte pranë familjes së saj në Britani, por më pas përmes disa postimeve u kuptua se ajo do i kalonte festat me Anwar.

Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk ka ngurruar të ndajë edhe disa imazhe shumë të veçanta nga festimet me familjen e partnerit të saj. Ajo ka postuar disa foto me Anwar dhe të tjera nga tryeza festive. Por imazhi që ka tërhequr më shumë vëmendjen e të gjithëve është ajo e Duas me kunatat, Gigi dhe Bella, dhe me vjehrrën e saj, Yolanda Hadid. Nga fotografia të gjitha ato duken shumë të afërta me njëra-tjetrën dhe kanë vërtetuar edhe njëherë se kanë një raport perfekt së bashku.

Dua shihet se ka veshur për festën një fustan të shkurtër të zi, Gigi një jumpsuit bezhë, Bella një palë pantallona me kuadrata dhe një blzuë të zezë, ndërsa Yolanda është veshur shumë thjesht me një palë xhinse dhe një bluzë të kuqe. Duket se festën në kushte shtëpie të gjithë ata e kanë shijuar shumë.

Ndërkohë fansat po shpresojnë që këto mbledhje familjare të bëhen shkak që Dua dhe Zayn të sjellin një bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ata të dy nuk kanë folur asnjëherë në lidhje me këtë gjë dhe na mbetet të shohim nëse do e plotësojnë në të ardhmen dëshirën e fansave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat