Ana Kabashi publikon pamje nga prapaskenat e klipit “Pse e du”

Mediale Vip

Ana Kabashi publikon pamje nga prapaskenat e klipit “Pse e du”

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Ana Kabashi

“Pse e du” është kënga më e re, të cilën Ana Kabashi e publikoi para disa ditësh.

Projekti i ri muzikor është pritur mirë nga fansat e këngëtares, ndërsa si zakonisht, ajo erdhi atraktive në skenat e videoklipit të ri.

Në profilin e saj në Instagram, Ana ka publikuar fotografi dhe video nga prapaskenat e xhirimit të klipit.

Artistja nga Peja ka marrë vëmendje me dukjen joshëse dhe të veçantë në videon e re muzikore.

“Pse e du” është realizuar me tekst të shkruar nga vet Ana në bashkëpunim me Zana Kabashin, kurse miksimi dhe masterizimi është realizuar nga producenti Mixey. Për melodinë e këngës gjithashtu është përkujdesur vet këngëtarja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat