Ditët e errëta të Mihrije Brahës

Mediale Vip

Ditët e errëta të Mihrije Brahës

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 00:23
Mihrije Braha

Mihrije Braha ishte emri i radhës që tregoi copëza të jetës e karrierës në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Artistja ndër të tjera tregoi se ka pasur shumë momente të vështira në jetë, ndër to kur dyshohej se Naim Abazi mund të ishte prekur nga tumori.

Ato ditë për këngëtaren ishin të zeza, por që nuk ishin të vetmet të vështira për të.

Kur Platori, djali i Mihrijes ishte pesë muajsh, këngëtarja e mori me vete në një turne evropian, ku për shkak të situatës ekonomike nuk mund t’i anulonte.

E sfidat ishin të mëdha edhe kur kaloi kufirin ilegalisht për të kënduar në Festivalin e RTSH, për të cilën ishte dënuar me dy vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat