Chloe Ferry nuk i lë vend imagjinatës, zgjedh të pozojë me bikini që mezi i mbulojnë pjesët intime

Mediale Vip

Chloe Ferry nuk i lë vend imagjinatës, zgjedh të pozojë me bikini që mezi i mbulojnë pjesët intime

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Chloe Ferry

Chloe Ferry nuk i la vend imagjinatës, pasi pozoi me bikini gjatë pushimeve luksoze në Dubai.

25-vjeçarja udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për ta kaluar atje Vitin e Ri, raporton “The Sun”.

Nëpërmjet videove të publikuara në Instagram, ylli i televizioneve shfaqi linjat trupore seksi e veshur me rroba banjo të zeza, të cilat mezi mbulonin pjesët intime të saj.

Image

Pavarësisht kësaj, bukuroshja seski nuk nguroi që gjatë videos ta fokusonte kamerën edhe tek gjoksi i saj për të mahnitur 3.5 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

Pavarësisht se rrjetet e saj sociale janë të mbushura me foto e video shumë provokuese, Chloe është akuzuar nga fansat herë pas here edhe për përdorimin e photoshop-it.

I tillë ishte edhe rasti i fundit kur ajo postoi një video të realizuar në banjë, ku dukej se njëra prej pllakave në sfond ishte shtrembëruar.

Megjithatë, Chloe nuk ka reaguar ndaj këtyre komenteve duke vazhduar me publikimin e fotove të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat