Gentian Zenelaj rrëqeth me fjalët: Prindërit nuk vdesin kurrë babo

Mediale Vip

Gentian Zenelaj rrëqeth me fjalët: Prindërit nuk vdesin kurrë babo

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
Gentian Zenelaj

Gentian Zenelaj humbi ditën e djeshme babanë e tij, pas infektimit me Covid-19. Aktori i njohur e dha vetë lajmin e trishtë përmes një postimi në rrjete sociale.

“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj, pas një beteje të gjatë me Covid 19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju. Zoti ju bekoftë! Varrimi zhvillohet nesër në orën 13:00 në Shëngjin”, shkroi Genti.

Ndërsa ditën e sotme ai ka ndarë një nga kujtimet më të bukura që ka me babanë dhe djalin e tij. Në foto ata shihen të tre ulur pranë njëri-tjetrit dhe shumë të lumtur. Genti e ka shoqëruar fotografinë me disa fjalë rrëqethëse.

“Prindërit nuk vdesin kurrë o Babo.. Ata rrojnë brenda qelizave tona. Shpirti yt i butë do jetë në jetën tonë përjetë.. Kemi jetuar dhe shijuar cdo moment të jetës tënde me ne o Babo. Ti ke bërë atë çfarë unë jam sot. Kanë kujtime tē mrekullueshme edhe Danieli dhe Aria me ty ..me gjyshin e butë e shokun e lojrave ..E pra kjo nuk eshte lamtumirë o Babo.. Ke qene dhe do jesh shoku im më i mirë. Keshilluesi më i duruar..Te dua shumë Babo”, ka shkruar Gentiani në postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat