Një familje u bë me kulm mbi kokë falë Bebe Rexhës, Bes Kallaku: Bekuar qofsh ti dhe kush të solli

Mediale Vip

Një familje u bë me kulm mbi kokë falë Bebe Rexhës, Bes Kallaku: Bekuar qofsh ti dhe kush të solli

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 17:28
Bebe Rexha dhe Bes Kallaku

Bes Kallaku ka disa fjalë për Bebe Rexhën, pas aksionit të saj humanitar në Shqipëri.

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe më e keqja edhe humbje jetësh.

Ky rast kishte bërë që shqiptarët anë e mbanë botës të mobilizohen për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Mes tyre ishte edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila u shpreh e gatshme për të ndihmuar disa familje.

Para pak ditësh, ajo bëri të ditur se një familje është bërë me shtëpi, nga donacioni që e dhuroi ajo.

Së fundi, ishte Bes Kallaku ai i cili publikoi videon prekëse që tregon gjithë procesin se si erdhi deri te ndërtimi i asaj shtëpie dhe e falënderon Beben për këtë donacion.

“Faleminderit @beberexha.
Fale teje, familja e Musait kete Vit te Ri do zgjohet ne shtepine e re!
Bekuar qofsh Ti dhe kush te solli. ”, shkruan aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat