Nora Istrefi me biznes të ri

Mediale Vip

Nora Istrefi me biznes të ri

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 23:18
Nora Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka korrur ndër vite suksese të mëdha në profesionin e saj.

Ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ka hapur një biznes të ri, që është krejtësisht i ndryshëm nga ajo që ka bërë.

Krijuesja e hitit “Anna” ka njoftuar fansat për një studio të re për fotografi, duke qenë se ishte dëshirë e kamotshme.

Postimi i plotë i Nora Istrefit pa ndërhyrje:

“Duke mare per baze qe kam perfunduar fakultetin e dizajnit te modes ,gjithmone me mu ka flejt deshira per te bere edhe dicka ma shume se muzika ! Po e nisi kete vit te ri me nje biznes te vogel qe lidhet ngushte me fushat e mia te jetes ,perkatesisht me fotografine! Nisur nga vetja dhe Renee, e di qe cdo nene do deshironte nje set fotografik gjate shtatzanise, te foshjnes se posalindur, me foshjen por edhe me komplet familjen ! Jam munduar dhe po mundohem te krijoj skena te bukura me ekipen time, momente te paharushme per me te dashurit tone.. Shpresoj do ju pelqej dhe do gjeni imagjinaten tuaj ne setet tona dhe projektet ne vazhdimësi”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat