Chiara Ferragni: Lamtumirë 2020, viti i frikës dhe kurajës

Mediale Vip

Chiara Ferragni: Lamtumirë 2020, viti i frikës dhe kurajës

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:18
Chiara Ferragni

Influencuesja 33 vjecare e famshme italiane shkruan në rrjetet sociale: Kuptova sa e vështirë është të jetosh pa përqafime, e rrethuar nga shkatërrimi dhe vdekja, vendosëm të krijonim një jetë të re, shpresa jonë e vogël për të ardhmen tonë.

2020 ishte vit shumë i vështirë për të gjithë.Shumë personazhe të famshëm të botës kanë dhënë tashmë lamtumirën e tyre vitit 2020. Ferragni gjithashtu ka vendosur t’i japë lamtumirën 2020 nëpërmjet një postimi të ndarë mes 22 milion e më shumë ndjekesve të saj.

Viti i asnjë udhëtimi, por i zbulimit të bukurisë së fshehur të vendit tim, qytetit tim dhe shtëpisë sime.

Viti në të cilin ndjeva se u rrita, në të cilin isha krenar që zura një pozicion dhe në të cilin diçka brenda meje ka ndryshuar përgjithmonë.

Viti që më bëri të ndihem me fat për shëndetin e familjes time dhe për punën time e cila mori mënyra të reja të papritura dhe gjithmonë më dha qëllim.

Viti në të cilin, të rrethuar nga lajmet e vdekjes dhe tragjeditë, ne vendosëm të krijonim një jetë të re, shpresën tonë të vogël për të ardhmen.

Viti që më bëri të kuptoj se sa e vështirë është të jetosh pa përqafuar njerëzit dhe pa shikuar buzëqeshjet e tyre.

Mezi pres të jetoj të ardhmen duke marrë frymë thellë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat