Koha e ndryshimeve!

Mediale Vip

Koha e ndryshimeve!

Më: 2 janar 2021 Në ora: 06:49
Yll Limani

E themi me plot bindje se këngëtari Yll Limani ka bërë namin këtë vit me projekte të reja muzikore, të cilat dëgjohen pa pushim e janë kthyer në hite.

2020-ta ishte i mbarë për Yllin, ndërsa 2021-shi duket se po vjen me ndryshime.

Në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se që tani e tutje do të jetë në menaxhimin e mikut të tij më të mirë, Bonart Ajvazi, me të cilin na ka prezantuar mbramë.

“Më lejoni t’ju uroj vitin e ri duke ju prezantuar me vëllain tim, mikun prej një jete dhe tashmë edhe menaxherin tim, Bonart Ajvazin. Është koha të fillojmë diçka të re dhe t’i besojmë magjisë së fillimeve të reja.”- ka shkruar Ylli.

Mesa duket, ky vit i ri do të vijë sërish me surpriza të mëdha nga këngëtari.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Yll Limani (@ylllimani)

Projekti i tij i fundit ishte në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe u titullua “Mos shko”, një këngë që u pëlqye shumë dhe u kthye në hitin e këtij dimri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat