Kur do martohet Marin Mema? Gazetari flet për jetën private

Mediale Vip

Kur do martohet Marin Mema? Gazetari flet për jetën private

Më: 2 janar 2021 Në ora: 07:36
Luana Vjollca dhe Marin Mema

Marin Mema ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e parë të vitit 2021 në “Shiko Kush LUAN”.

Plot sportivitet, Marini iu përgjigj shumë pyetjeve pikante që i drejtoheshin nga Luana llastica, mini Rezarti dhe mini Xhoda, të cilit ishin në rolin e fëmijëve si në promon e parë të fillimit të sezonit të “Shiko Kush LUAN”.

Një ndër pyetjet ishte se kur do e shohim Marinin dhëndër dhe kështu ai na zbuloi disa detaje mjaft interesante mbi jeten private.

“Marini ka shumë kohë që është i lidhur, shumë kohë”,- u shpreh gazetari i mirënjohur Mema i cili na tregoi se me vajzën “misterioze” ka rreth 13 vite lidhje dhe janë gati të bëhen prindër në një të ardhme sa më të aftërt.

Gazetari ka dhe një keshillë për të gjithë të rinjtë për të qenë një shembull i mirë.

“Që të bëhesh djalë i mbarë, kur të dalësh aty jashtë të jesh i respektuar me njerëzit dhe ta duash vendin tënd.”, përfundoi Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat