Kylie Jenner dhe Travis Scott kalojnë ditët e para të vitit me njëri-tjetrin

Mediale Vip

Kylie Jenner dhe Travis Scott kalojnë ditët e para të vitit me njëri-tjetrin

Më: 3 janar 2021 Në ora: 09:43
Kylie Jenner dhe Travis Scott

Kylie Jenner dhe Travis Scott e kanë nisur vitin 2021 në shoqërinë  e njëri-tjetrit. Dyshja janë fotografuar bashkë me vajzën e tyre Stormi-n duke festuar Vitin e Ri në një vend turistik. Ata kanë bërë ski me vogëlushen e tyre dhe sigurisht kjo ka qenë një arsye më shumë që ju ka përforcuar fansave mendimin se ata janë ribashkuar.

Megjithatë duket se e vërteta nuk është kështu, sepse burime pranë dyshes kanë treguar se ata nuk janë rikthyer me njëri-tjetrin. Siç duket Kylie dhe Travis rrinë momentalisht bashkë për hir të vajzës, por kjo nuk do të thotë se janë sërish çift.

“Ata po shijojnë shumë kohë si familje bashkë, para se t’i kthehen punës. Anjëri prej tyre nuk është në lidhje tani, por ata nuk janë as me njëri-tjetrin. Travis e kishte planifikuar që të kalonte pushimet dhe Vitin e Ri me Kylie dhe Stormin. Ata bashkohen gjithmonë bashkë për Stormin dhe të kalojnë pushimet dhe data të ndryshme bashkë me të është shumë e rëndësishme për të dy”, kanë thënë burimet.

Kylie dhe Travis nisën një lidhje bashkë në vitin 2017 dhe në shkurt të 2018 pritën vajzën e tyre të parë. Më pas në tetor të 2019, Kylie Jenner konfirmoi se ishte ndarë nga reperi, por do të kujdeseshin të dy për vajzën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat