Miley Cyrus u premton fansave më shumë muzikë gjatë vitit 2021

Mediale Vip

Miley Cyrus u premton fansave më shumë muzikë gjatë vitit 2021

Më: 4 janar 2021 Në ora: 12:28
Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, e ka konfirmuar lajmin se planifikon të lansojë më shumë muzikë të re gjatë këtij viti.

Cyrus e publikoi albumin e shtatë të incizuar në studio “Plastic Hearts” në nëntor të vitit 2020, ku përfshiheshin bashkëpunime me këngëtarë të shquar të skenës, si Dua Lipa, Joan Jett dhe Billy Idol.

Ndërkaq përmes një postimi të fundit në Instagram, këngëtarja rebele u premtoi fansave më shumë muzikë të re, duke shkruar: “Po e parashikoj 2021-n si një vit të mbushur me seks të sigurt, lulëzime ? ??? ? dhe më shumë muzikë”.

Javën e kaluar, Miley Cyrus performoi në koncertin e përvitshëm të fundvitit, “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”, i cili tradicionalisht mbahet në sheshin “Times Square” të New Yorkut dhe prezantohet nga Ryan Seacrest.

Në këtë ngjarje e cila sivjet u mbajt pa publik të pranishëm në shesh, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, e interpretoi hitin e saj “Party In The USA” si dhe e shënoi debutimin televiziv të këngës “Midnight Sky”, që është pjesë e albumit të fundit “Plastic Hearts”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus)

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat