Të famshmit shqiptarë që u dyndën drejt Dubait këtë fillimvit!

Mediale Vip

Të famshmit shqiptarë që u dyndën drejt Dubait këtë fillimvit!

Më: 4 janar 2021 Në ora: 16:31
Ilustrim

Viti që lamë pas pamundësoi udhëtimet e shumta për fytyrat publike shqiptare të cilët janë mësuar gjithmonë që të jenë në lëvizje.

Por të paktën fillimin e 2021-ës, një pjesë prej tyre kanë vendosur që ta kalojnë jashtë.

Destinacioni është i njëjtë – Dubai.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë qenë zgjedhja e motrave Hoxha, Lorit dhe Sarës dhe jo vetëm.

Atje gjenden edhe dy vajzat e Albërie Hadërgjonajt, Anxhelina dhe Agnesa. Teksa për këtë të fundit dihet se shoqërohet nga partneri, biznesmeni Valdrin Seci, për Anxhelinën nuk dihet nëse është vetë e dyta.

Një nisje më të bukur të 2021-ës pas një viti tejet të vështirë pa diskutim nuk mund të ketë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat