Kim Kardashian shet 20 përqind të aksioneve, synon shumë për vitet e ardhshme

Mediale Vip

Kim Kardashian shet 20 përqind të aksioneve, synon shumë për vitet e ardhshme

Më: 5 janar 2021 Në ora: 18:26
Kim Kardashian

Blogerja e njohuar ka nisur vitin e ri 2021 me sukses.

40 vjeçarja të martën nënshkroi marrëveshje me kompaninë e njohur “Coty”.

Kim shiti 20 përqind të kompanisë për 200 milionë dollarë.

“Unë jam shumë krenare për mënyrën se si marka “KKW” është rritur gjatë katër viteve të fundit, dhe unë pres që të punoj me “Coty” për fazën tjetër të inovacionit, avancimit dhe aftësisë për të sjellë lansime të reja për klientët në të gjithë botën. Kjo marrëdhënie do të më lejojë të drejtoj zhvillimin e elementëve krijues në të cilët unë specializohem ndërsa përfitoj nga burimet e jashtëzakonshme të një kompanie të themeluar si Coty”, ka thënë Kim në një prononcim.

Me këtë marrëveshje pretendohet që në vitin 2022, Kim të hap një kompani të re për kujdesin e lëkurës. Blogerja e njohur do të jetë udhëheqja e kompanisë kurse kompania “Coty” do të merret vetëm me një pjesë.

“Ajo ka një aftësi unike për të lexuar trendet më të fundit të bukurisë dhe shëndetit, ndërsa ne kemi ekspertizë mbi pozicionimin global të produktit, hyrjen në një rrjet të gjerë shpërndarës global dhe burimet për të hyrë në kategori të reja të bukurisë. Unë pres që të punojmë ngushtë me Kim dhe ekipin e saj dhe jam i ngazëllyer nga gjithçka që do të arrijmë së bashku”, ka thënë pronari i kompanisë “Coty”.

Ndryshe, Kim është e dyta në familjen e saj që nënshkruan një marrëveshje fitimprurëse me “Coty”. Në nëntor 2019, motra e saj, Kylie Jenner, shiti 51 përqind të markave të saj “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Skin” tek kompania për 600 milion dollarë. Shitja, ndër të tjera, e çoi Kylie në krye të listës së “Forbes” të famshëm me fitime më të larta në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat