Vesa Luma paska qenë modele kur ishte fëmijë! Modele reviste madje

Mediale Vip

Vesa Luma paska qenë modele kur ishte fëmijë! Modele reviste madje

Më: 6 janar 2021 Në ora: 12:42
Vesa Luma

Ndonëse prej kohësh është zhvendosur në Zelandën e Re, Vesa Luma nuk harron të kthejë kokën pas duke rikujtuar shumë momente nostalgjike. I tillë ka qenë dhe ky i fundit ku këngëtarja ka sjellë ndër mend momentin e parë kur ka dalë para një aparati fotografik.

“Debutimi im i parë. Nuk e di sa vjeçe mund të kem qenë, ndoshta sa Liani tani, kur babi më mori të bëj sesionin e parë para aparatit profesional. Nuk ia kisha idenë pse po fotografohesha.

Aq më pak për një vëllim shkollor, por e desha kamerën dhe siduket më deshi ajo mua. Kujtime të mrekullueshme”, ka shkruar Vesa krah fotove të fëmijërisë.

Që prej zhvendosjes në Zelandën e Re, Vesa është bërë shumë nostalgjike e mes shumë emocionesh ajo dhe Big Basta kanë pohuar se i mungon shumë vendi i tyre, pavarësisht se për të krijuar një të ardhme më të mirë për Luanin, iu desh të merrnin këtë vendim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat