U largua sepse pa mungesë respekti nga Saimiri, Valentina jep mesazhin e fundit!

Mediale Vip

U largua sepse pa mungesë respekti nga Saimiri, Valentina jep mesazhin e fundit!

Më: 6 janar 2021 Në ora: 22:50
Saimiri, Valentina

Ka qenë plot me të papritura “Love story” mbrëmjen e së hënës, teksa Valentina ka vendosur të largohet nga gara. Ndonëse ajo ishte afruar shumë me Saimirin, madje ka zhvilluar edhe një takim me 33-vjeçarin këtë javë.

Mirëpo, ajo i surprizoi të gjithë kur tha se do të tërhiqet sepse nuk është ndjerë e respektuar nga Saimiri, i cili, ka shprehur pëlqime dhe është puthur me vajza të tjera në program:

“Unë preferoj të tërhiqem, sepse nuk ndihem mirë kur Saimiri puthet me vajzat e tjera. Për mua, puthja është shumë e rëndësishme dhe duhet t’ia japësh një njeriu të cilin e ndien vërtet. Unë erdha këtu për dashurinë, por nuk po e shoh, kështu që kam vendosur që të largohem. Dua të jem e sinqertë. Dua të falenderoj produksionin që më dhatë mundësinë të isha këtu. Vajzave dhe Saimirit i uroj sukses. Saimiri është një djalë shumë i mirë por unë nuk përshtatem me Saimirin.”

Sakaq, Valentina ka folur edhe për “Daily Love Story”, duke u ndaluar më gjatë tek arsyet e tërheqjes së saj.

“Kam menduar mirë para se të bëj këtë zgjedhje dhe duke parë disa gjëra, është më mirë që të tërhiqem. Jam shumë mirë me zgjedhjen time. Ky është vendimi im dhe kaq. Thashë, nuk përshtatem me Saimirin në karakter dhe nuk ka sens që unë të vazhdoj të rri këtu nëse unë nuk ndjej asnjë gjë. Nëse unë nuk kam pasur atë shkëndijë me Saimirin, nuk ndihem e motivuar që të rri këtu”.

Më tej ajo tha se takimi mes saj dhe Saimirit shkoi shumë mirë dhe se nuk do ta harrojë.

“Takimi ishte shumë i bukur, ia kaluam shumë mirë, ishte i veçantë dhe nuk do ta harroj kurrë. Çdo gjë shkoi shumë mirë. Saimiri shpresoj të ketë sukses, të gjejë dashurinë e vërtetë dhe të jetë i lumtur”, u shpreh Valentina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat