Lansoi dezinfektues në kuadër të linjës ‘Kylie Skin’, Kylie Jenner akuzohet nga fansat se po përfiton nga pandemia

Mediale Vip

Lansoi dezinfektues në kuadër të linjës ‘Kylie Skin’, Kylie Jenner akuzohet nga fansat se po përfiton nga pandemia

Më: 7 janar 2021 Në ora: 00:41
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka bërë që të reagojnë fansat pas lansimit të një pastruesi për duar në kuadër të linjës për kujdesin e lëkurës.

Mogulja e bukurisë, 23 vjeçe, e cila solli ‘Kylie Skin’ në maj të vitit 2019, vazhdoi të merrte pjesë në luftën kundër krizës së coronavirusit.

Ajo lansoi produktin për parandalim të COVID-19 prej shtatë dollarësh, nëntë muaj pasi dhuroi një milion dollarë për punonjësit e kujdesit shëndetësor në Los Angeles.

Por, disa nga ndjekësit e saj në rrjete sociale pretenduan se ishte ‘duke përfituar nga kjo pandemi’, ndërsa të tjerët komplimentuan paketimin rozë dhe shprehën entuziazmin e tyre për blerjen e produktit.

Duke promovuar produktin e ri në Twitter, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” shkruajti: “Dezinfektuesi për duar është këtu! 80% alkool, tharje e shpejtë dhe e formuluar me glicerinë për të parandaluar tharjen”.

Fansat gjithashtu reaguan në hapësirën për komente me shkrime si, “Kylie bëri me të vërtetë pastrues për duar, kjo është një përfitim nga pandemia”.

“Asnjëherë nuk kam parë një dezinfektues që duket më bukur”, ka thënë një tjetër ndjekës, duke e pëlqyer këtë prurje të Jenner. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat