Eneda flet kaq rrallë për divorcin, por flet kaq sinqerisht

Mediale Vip

Eneda flet kaq rrallë për divorcin, por flet kaq sinqerisht

Më: 7 janar 2021 Në ora: 08:14
Eneda Tarifa

Ndarja e Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës ka qenë një nga lajmet më të përfolura të vitit 2018. Por çfarë mendon Eneda pas divorcit? A e sheh ajo veten me një martesë të dytë?

E ftuar në emisionin “Abc e Pasdites”, Eneda rrëfeu se nuk mendon të martohet për herë të dytë dhe e quajti dështim një martesë që shkon në divorc.

“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën si institucion.  Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”.

Këngëtarja  shtoi se asnjë nga prindërit nuk mund të bëj rolet e te dyve edhe të babait edhe të nënës, ndaj rolet përkatese janë të domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat