Shkeli rregullat dy herë – Çmimi që Rita Ora po paguan është i lartë!

Mediale Vip

Shkeli rregullat dy herë – Çmimi që Rita Ora po paguan është i lartë!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:16
Rita Ora

Veprimi joserioz i këngëtares Rita Ora në kohë pandemie, i ka kushtuar shumë edhe financiarisht.

Ylli i njohur i muzikës që i pati thyer rregullat e vetë-izolimit duke organizuar ndejë në një restorant në Londër, në kohën kur i gjithë vendi ishte i karantinuar me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, besohet se më nuk është fytyra reklamuese e fushatës së fundit të operatorit telefonik anglez “EE” dhe kompanisë “Apple”.

Ajo ishte pjesë e reklamës digjitale e cila kishte për qëllim ta promovojë lansimin e telefoni mobil “Apple 12 Pro”, në muajin nëntor, por morri vëmendje negative në mediat botërore si pasojë e shkeljes së masave anti-Covid dy herë, dhe si pasojë kompania “Apple” e ka shkarkuar atë nga detyrat në fushatën e tyre reklamuese.

Në një shkrim të fundit të publikuar në gazetën “The Daily Mirror”, thuhet se: “Operatori ‘EE’ i merr shumë seriozisht masat anti-Covid dhe nuk kanë dashur të duken sikur po mbështesin veprimet e gabuara të këngëtares, dhe kështu kanë vendosur se është më mirë të mos e kenë Orën fytyrë të markës së tyre”. Ylli i hitit “Hot Right Now” shkeli rregullat e karantinës dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat