Familja konfirmon vetëvrasjen e modeles së njohur

Mediale Vip

Familja konfirmon vetëvrasjen e modeles së njohur

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:20
Ilustrim

Familja ka konfirmuar se modelja Stella Tennant ka kryer vetëvrasje.

Modelja britanike Stella Tennant ia mori jetën vetes, pasi ishte “e sëmurë për disa kohë”, konfirmoi familja e saj, shkruan BBC.

Në një deklaratë, familja e saj tha se është “një çështje e pikëllimit dhe dëshpërimit tonë më të thellë që ajo u ndje e paaftë për të vazhduar më tej”.

Tennant, e cila bëri famë në fillimin e viteve 1990 në modelim për dizajnerë si Karl Lagerfeld dhe Versace, vdiq në dhjetor pesë ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të.

Familja e saj tha se ata ndjehen”shumë falënderues nga numri i madh i mesazheve dhe mbështetjes” që kanë marrë.

Tennant ishte “një shpirt i bukur, i dashur nga një familje e ngushtë dhe miq të mirë, një grua e ndjeshme dhe e talentuar, krijimtaria, inteligjenca dhe humori i së cilës prekën kaq shumë”, thanë ata.

“Të pikëlluar humbjen e Stelës, familja e saj respekton një kërkesë të përzemërt që respektimi i privatësisë së tyre duhet të vazhdojë.”

E lindur në Londër në vitin 1970, Tennant ishte e njohur për pamjen e saj të zymtë dhe trashëgiminë aristokratike.

Ajo shkrepi famë pasi u fotografua për British Vogue në moshën 22 vjeç më 1993, duke vazhduar të punonte me dizajnerë të tillë si Alexander McQueen dhe Jean Paul Gaultier.

Tennant doli në pension nga pasarela më 1998 por më vonë u kthye. Ajo gjithashtu punoi në fushata për të promovuar kursimin e energjisë dhe zvogëlimin e ndikimit në mjedis të modës së shpejtë.

Stella McCartney, Victoria Beckham dhe modelja tjetër Naomi Campbell janë në mesin e atyre që e kujtuan modelen, e cila vdiq muajin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat