Bes Kallaku ndan mesazhet epike me Ijen!

Mediale Vip

Bes Kallaku ndan mesazhet epike me Ijen!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 22:50
Bes Kallaku, Ija

Aktori i humorit, Bes Kallaku, arriti që të kthente gjyshen e tij, Ijen, në një nga personazhet më të dashur për publikun disa vite më parë.

Pasi zgjodhi ta shoqëronte në emisione apo ta bënte pjesë të postimeve të tij, humoristi vendosi që të hapte një profil në “Instagram” për të.

Ija u kthye shumë shpejt në një nga personat më të ndjekur në rrjetin social, por vitin e fundit nuk është më shumë aktive.

Aktori e ka bërë edhe pjesë të videoklipeve të tij dhe rasti i fundit ishte verën e vitit 2020. Ija u shfaq në korrik në këngën e Besit të titulluar “Katunari gangsta”.

Teksa ndan shpesh foto me të në rrjetet sociale, Besi ka shkrirë gazit ndjekësit e tij ditën e sotme. Ai ka postuar në Instastory bisedën e tij me ijen, ku kjo e fundit i kërkon të pyesë Çim Pekën se çfarë do bëhet me Trumpin.

“Ka që dje ija që më pyet ‘A di gjë Çim Peka se çfarë do bëhet me Trumpin?’.”-ka shkruar Besi.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat