E dinit që Bora Zemani ka marrë pjesë në këtë videoklip muzikor?

Mediale Vip

E dinit që Bora Zemani ka marrë pjesë në këtë videoklip muzikor?

Më: 8 janar 2021 Në ora: 11:26
Bora Zemani

Bora Zemani është sot padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Muajt e fundit duke qenë se moderon një nga emisionet më të shikuara të momentit “Për’puthen”, ajo është vendosur në qendër të vëmendjes, duke fituar edhe më shumë ndjekës e përkrahës.

Fillimet e Borës në ekran dhe në botën e spektaklit datojnë shumë vite më parë. Mirëpo, e dini që ajo dikur ka marrë pjesë në videoklipin e Ermal Mamaqit dhe Dr.Florit, të titulluar “Do të vi të dielën”?

Kjo këngë është publikuar 7 vite më parë dhe Bora është pjesë e videkolipit të ndërtuar plot nota humori nga çunat, teksa ky detaji është risjellë në vëmendje nga fansat e prezantueses së fundmi në rrjetet sociale.

Në videoklip Bora shfaqet brune dhe me shumë pak ndryshime nga ajo që shohim ne sot në ekran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat