Vajzë apo djalë?

Mediale Vip

Vajzë apo djalë?

Më: 9 janar 2021 Në ora: 08:49
Eliona Pitarka

Eliona Pitarka është në pritje të ëmbël për herë të parë dhe sot ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës. Njësoj si të gjithë personazhet e famshëm edhe ajo ka zgjedhur që gjininë ta zbulojë në një formë të veçantë, por mënyra që Eliona ka zgjedhur është më “cool” nga të gjitha ato që kemi parë deri më sot.

Ajo ka publikuar një video në të cilën shihet përkrah dy balerinëve Ensa Llaci dhe Eni Balla në një sallë kërcimi. Të tre ata kërcejnë nën ritmet e këngës “Baby Shark” dhe në fund zbulojnë se Eliona është në pritje të një vajze.

Pavarësisht se Eliona është në muajt e fundit të shtatzënisë ajo duket në formë perfekte fizike dhe barku i rrumbullakosur nuk e ka penguar aspak të bëjë disa lëvizje në kërcim. Me këtë video ajo ka hapur edhe një sfidë, duke i ftuar ndjekëset e saj që janë shtatzënë të kërcejnë me këngën dhe sipas hapave të Elionës.

Aktorja e njohur ishte përpjekur që për një kohë të gjatë ta mbante të fshehtë lajmin e shtatzënisë, duke mos publikuar foto me barkun e rrumbullakosur. Mirëpo sapo zbuloi se është në pritje të ëmbël, nuk është rezervuar fare dhe ka postuar shumë foto të saj nga periudha më e bukur e jetës. Ndërkohë Eliona është shprehur se nuk do e bëjë kurrë publik profilin e partnerit dhe babait të vajzës, sepse preferon ta shijojë lidhjen dhe jetën e saj në privatësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat