Ndryshon akuza për Fjolla Morinën, nga mbajtje pa leje të armëve, në trafik armësh e municione

Mediale Vip

Ndryshon akuza për Fjolla Morinën, nga mbajtje pa leje të armëve, në trafik armësh e municione

Më: 9 janar 2021 Në ora: 10:45
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina, e cila kohët e fundit është shfaqur mjaft e lumtur në krahët e biznesmenit Fisnik Syla, rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Vendimi për marrjen të pandehur të Fjolla Morinës, u mor pak ditë më parë nga organi i akuzës Kukës, e cila urdhëroi që kosovarja Fjolla Morina, i dashuri i saj Fisnik Syla dhe shoferi i këtij të fundit, Fitim Muji, të akuzohen për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municioneve” dhe jo për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve e municioneve”.

Lajmi për marrjen të pandehur të tre personazheve të mësipërm, konfirmohet nga burime pranë akuzës së Kukësit, mëson Ora News.

Kjo çështje fillimisht u dërgua në gjykatë për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por më pas gjatë zhvillimit të seancës paraprake, gjyqtari i çështjes urdhëroi prokurorinë që të ndryshojë akuzat nga “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve” në “Trafikim të armëve dhe municioneve”.

Pak ditë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re tre personave të proceduar dhe tashmë çështja kundër Fjolla Morinës, Fisnik Syla dhe Fitim Mujit, ka përfunduar në gjykatën e Kukësit.

Fjolla Morina vijon të jetë në Kukës nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjatë kontrollit nga autoritetet e pikës kufitare në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.

Këngëtarja nga Kosova u arrestua bashkë më dy persona të tjerë, me të cilët po udhëtonte.

Fitim Muji shoferi personal dhe miku i saj biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla.

Fillimisht Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30 ditor për të dy, por ata janë liruar 16 ditë më vonë nga qelia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat