Kanye West do të shpërngulet në Londër pas divorcit nga Kim Kardashian

Mediale Vip

Kanye West do të shpërngulet në Londër pas divorcit nga Kim Kardashian

Më: 10 janar 2021 Në ora: 00:13
Kim dhe Kanye

Kim dhe Kanye janë në proces divorci e sipër.

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë qenë kryefjala e mediave rozë gjatë gjithë kësaj jave. Është raportuar se ata të dy i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se tashmë presin që të shkojnë zyrtarisht drejt divorcit. Për këtë ndarje të tyre janë thënë shumë e shumë fjalë, aq sa u aludua se Kanye kishte tradhtuar Kim me Jeffree Star, shkruan The Mirror.

Në fillim ky supozim u ngrit në Tik Tok dhe u përhap me shpejtësi në media. Thuhej se Jeffree ishte zhvendosur për të jetuar pranë Kanye, mirëpo ai i hodhi poshtë të gjitha thashethemet. Ylli i “Youtube” tha se nuk ka fjetur kurrë me reperin dhe se të gjitha lajmet e përhapura për ta kanë qenë shumë qesharake.

Ndërkohë së fundmi është mësuar se Kanye ka vendosur që të nisë një jetë të re në Evropë. “Mirror” bën të ditur se reperi do të zhvendoset për të jetuar në Londër dhe se tetorin e shkuar ka vizituar kryeqytetin e Britanisë.

“Pasi divorci të finalizohet, Kanye ju ka thënë miqve të tij se e sheh të ardhmen e tij në Londër. Ai është i vendosur që ta përhapë korin e shërbimit të së Dielës në Evropë dhe mendon se Londra do të ishte një bazë e mirë”, kanë thënë burimet për “Mirror”.

Mediat rozë kanë raportuar se divorci për Kim dhe Kanye është i pashmangshëm dhe se do të vijë shumë shpejt, ndaj dhe ai me siguri do të zhvendoset shpejt në Londër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat