E kritikuan se bëri status pas ndarjes nga jeta të nënës, Fiori Dardha ka një përgjigje për të gjithë

Mediale Vip

E kritikuan se bëri status pas ndarjes nga jeta të nënës, Fiori Dardha ka një përgjigje për të gjithë

Më: 10 janar 2021 Në ora: 09:17
Fiori Dardha

Fiori Dardha humbi pak ditë më parë njeriun më të shtrenjtë të jetës, nënën e saj. Moderatorja e njohur kishte treguar prej kohësh se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte betejën me të. Lajmin e ndarjes nga jeta të nënës e dha vetë Fiori me një postim prekës në rrjete sociale.

“Po tani mam’? Po tani?! E di mam’, e di që po të mundje, do më thoje: “Nuk diskutohet vullneti i Zotit!”, madje, edhe do më hidhje një vështrim qortues. Fluturo lart, shumë lart zemra jonë! Hapi krahët ëngjëlli ynë dhe bëje më të kaltër qiellin me sytë e tu të shkruar! Përshkoje rrugën drejt përjetësisë me të njëjtën energji dhe pasion që jetove në 68 vitet e jetës tënde! Dorëzoju Krijuesit që i ke besuar aq shumë, heroina ime! Të siguroj ëngjëlli im: nuk fitoi vdekja! Fitimtare është parajsa, sepse sot iu bashkua edhe shpirti yt i bukur! Ti do të jesh përherë rrezja që do të shkëlqejë më fort, për të ngrohur dhe qetësuar shpirtin tonë! Të duam, mam’!”, shkroi Fiori.

Ndërkohë sot ajo ka publikuar një foto të nënës së saj, në të cilën e ndjera shfaqet duke qeshur. Fiori shprehet se këto ditë shtëpia i është dukur bosh pa prezencën e të ëmës, por shpirti i është mbushur me fjalët mbështetëse të miqve të saj real dhe virtual. Ndërkohë ajo ju është përgjigjur edhe të gjithë njerëzve që e kanë gjykuar për faktin që ka postuar në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të nënës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)

“P.S: Këto netë, qe gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka nderruar jetë, kjo ka shkruar status?” Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje: “Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!””, shkruan Fiori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat