Sherri i saj me Kejvinën dhe Oriolën bëri bujë kohë më parë, por ky është reagimi i Françeskës sot rreth kësaj çështjeje!

Mediale Vip

Sherri i saj me Kejvinën dhe Oriolën bëri bujë kohë më parë, por ky është reagimi i Françeskës sot rreth kësaj çështjeje!

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:47
Kejvina, Françeska, Oriola

Dy vite më parë rrjeti u ndez nga lajmet mbi prishjen e marrëdhënieve mes Kejvina Kthjellës dhe Françeska Jaçes. Dikur ato ishin shoqe të ngushta dhe shpesh shiheshin në shoqërinë e njëra-tjetrën.

E ftuar në “Mos i fol shoferit”, Kejvina peanoi asokohe se nuk flet më me Françeskën! Ajo tha se si kanë vendosur të ndërpresin marrëdhëniet dhe mos të bëhen më bashkë.

Mediat raportuan se pas prishjes së miqësisë me Kejvinën, Françeska ka patur “probleme” edhe me Oriolën, e cila ka mbajtur anën e kushërirës së saj, Kejvinës. Fillimisht u përfol se molla e sherrit ka qenë një çantë e shtrenjtë, por vetë Kejvina e hodhi poshtë këtë arsye.

Së fundmi, kjo temë është hapur sërish, pasi Françeska ka qenë e ftuar në “Shiko kush luan” dhe është pyetur rreth “telenovelës” së tyre.  Asaj i është kërkuar të japë versionin e saj rreth kësaj çështjeje, duke na sqaruar një herë e mirë se çfarë ka ndodhur.

Por, për habi të të gjithëve, bukuroshja ka preferuar të heshtë dhe të lyhet me tortë, duke qenë se kjo pyetje iu drejtua në lojën “Ndaje ose haje”. Heshtja e saj ka treguar se tashmë ajo nuk do t’i rikthehet më të shkuarës dhe të lëjë pas gjithçka që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat